Vendet anëtare të BE-së duhet të miratojnë paketën e fundit të sanksioneve kundër Rusisë “në orët e ardhshme”, ka thënë shefi i politikës së jashtme të bllokut, Josep Borrell .
“Do të miratohet në orët në vijim, në orët në vijim. Para datës 24 shkurt”, u shpreh ai.
Paketa e 10-të e propozuar e sanksioneve, që vlerësohet të jetë me vlerë rreth 11 miliardë euro në flukset tregtare, është projektuar për ta bërë më të vështirë financimin e luftës dhe për t’i shkaktuar vështirësi Rusisë.
Masat, të cilat ende kërkojnë miratimin unanim të të gjitha shteteve të BE-së, do të synojnë katër banka të tjera ruse, importet nga Rusia, duke përfshirë gomën, dhe eksportet në Rusi duke përfshirë automjete të rënda ndër të tjera.
Ata gjithashtu do të ndëshkonin individë të lidhur me Gardën Revolucionare iraniane për prodhimin e dronëve të përdorur kundër Ukrainës dhe do të kufizonin shitjet e BE-së të të dhënave satelitore në Kinë.