Duket se kriza ka kapluar vendin në çfarëdo lloj forme. Kjo ka bërë që lista e borxheve të shtohet jo vetëm nëpër dyqanet e ushqimeve, por edhe në farmaci. Farmacistët në qytetin e Gjirokastrës, shprehen se lista e personave që marrin ilaçe borxh është e gjatë.
Mungesa e medikamenteve tek pacientët e sëmurë, dhe frika për pasoja fatale i “detyron” farmacistët të japin ilaçet edhe në këtë lloj forme.
“Kemi debitorë janë klientë të rregullt, që kemi besim dhe për ndonjë që s’kemi besim bëjmë lëshime. Më shumë moshat e treta dhe njerëzit, që s’janë në marrëdhënie pune. Ka plot borxhe, ka që I sjellin kanë dhe që nuk i kthejnë”, thotë farmacisti Gramoz Braja.
Si pasojë e krizës shumë të moshuar po rrezikojnë shëndetin, nëse nuk pajisen me medikamente.
Në deklaratat e dhënë nga qytetarët, ata shprehen se pensionet nuk i mjaftojnë për të përballuar krizën, si dhe çmimet janë tepër të larta.
“Pensionet janë zero, s’arrijnë as për ilaçe as për gjë. 120 mijë lekë marr. 60 mijë dita ujë, 50-60 mijë ilaçe, s’më ngelet asgjë. Më ka ndodhur mos marr ilaçet disa here, s’kemi lekë.”
“Marr 140 mijë lekë. I shohim gjërat me sy dhe si marrim dot. Dua 60 mijë për drita e ujë dhe 40 mijë për ilaçe. Çdo bëj me 40 mijë që më mbeten. ka pasur raste që prej vështirësisë ekonomike Disa herë i kam lënë pa marrë ilaçet ose kemi marrë dhe borxhe, shprehet qytetari.