Një shpërthim me eksploziv i një dyqani, tronditi Durrësin gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm. Ngjarja fatmirësisht kishte vetëm dëmtime materiale, dhe për Policinë, ky është një mesazh për pronarët e biznesit.
Policia ka mundur të zbulojë autorin e vendosjes së eksplozivit dhe bëhet fjalë për 31-vjeçarin nga Burreli Dardan Kadiu, i cili në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar, kanë hedhur një sasi të vogël lëndë plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Dshohet se ngjarja vjen si pasojë e konfliktit mes Kadiut dhe pronarit të objektit 58-vjeçarit Shaban Aga. Përplasja nisi për shkakun se i biri i Agës, mendohet se i ka një borxh të pashlyer 31-vjeçarit. U rapotua se borxhi ndaj Dardan Kadiut, i biri i 58-vjeçarit ja ka marrë në Angli dhe nuk ia ka kthyer më.