“Borxhi publik në majë, prosperiteti përtokë”/ Meta: Shqipëria në gjendje të rëndë, kërkohet reflektim i menjëhershëm

Presidenti i Republikës Ilir Meta përmes një postimi në Facebook ka kërkuar reflektim të menjëhershëm. Ai shprehet se cilësia e jetës së qytetarëve shqiptarë ka rënë në tërësi dhe jemi ndër të fundit në votë për besimin ndaj institucioneve.

Meta i referohet indeksit të Prosperitetit të përgatitur nga Legatum Institute, ku Shqipëria ka rënë në vendin e 69-të për vitin 2021, nga vendi i 66-të, që ndodhej në 2019.

POSTIMI I PLOTË
? ?? BORXHI PUBLIK NË MAJË, POR PROSPERITETI PËRTOKË!
Futesh në borxh për t’u përmirësuar dhe jo për t’u përkeqësuar! Në të kundërt ndodh me vendin tonë.
Sipas Indeksit të Prosperitetit, të përgatitur nga Legatum Institute, institucion i pavarur prestigjioz i përpunimit të statistikave që vijnë nga burime të besueshme, rezulton se vetëm brenda dy viteve të fundit Shqipëria ka përkeqësuar me tre shkallë treguesin e prosperitetit, duke rënë në vendin e 69-të për vitin 2021, nga vendi i 66-të, që ndodhej në 2019.
Në terma konkretë, qëndrueshmëria fiskale, dinamizmi ekonomik, fuqia punëtore janë ndër më të ulëtat në Europë.
Në pikiatë rezultojnë cilësia e qeverisjes, e ekonomisë, zbatimi i ligjeve, respektimi i të drejtave të pronësisë, zbatimi i kontratave dhe detyrimeve.
Cilësia e jetës së qytetarëve shqiptarë ka rënë në tërësi dhe pothuajse jemi ndër të fundit në botë për besimin ndaj institucioneve.
Gjendja është e rëndë dhe përkeqësimi nuk ndalet!
Reflektimi i menjëhershëm, efektiv dhe i përgjegjshëm është domosdoshmëri!

  • foto galeri
  • foto galeri
/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *