Një shtetas 21 vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme. Bëhet fjalë për Ilson Beqiraj, banues në Paskuqan, Tiranë.
21 vjeçari shiste drogë në doza të vogla në zonën e Paskuqanit. Beqiraj akuzohet për veprën penale “penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Sakaq, gjatë kontrollit në banesën e tij, policia ka sekuestruat sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike cannabis sativa.
Njoftimi i Policisë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Paskuqani”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.
Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 5.
Sekuestrohet një sasi lëndë narkotike cannabis sativa, vihet në pranga një 21-vjeçar.Në kuadër të operacionit policor të koduar “Paskuqani” u arrestua në flagrancë shtetasi Ilson Beqiraj. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, parandalimin e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, se një shtetas shpërndan lëndë narkotike cannabis sativa, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Paskuqani”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
– I. B., 21 vjeç për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, në Paskuqan, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike të llojit cannabis sativa.
Ky shtetas, pasi siguronte sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike cannabis sativa, e shiste atë në doza të vogla, në zonën e Paskuqanit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.