Kancelari austriak Sebastian Kurz ka hedhur poshtë këshillën e kreut të komisionit të shëndetësisë në vend, për vaksinim të detyrueshëm për profesione të caktuara, përfshirë punonjësit e kujdesit shëndetësor ose arsim.
“Vaksinimi i detyrueshëm nuk do të futet në Austri. Imunizimi është vullnetar”, tha Kurz në një konferencë për shtyp pas një takimi të këshillit të ministrave austriakë.
Kancelari theksoi gjithashtu se ai rekomandon fuqimisht vaksinimet, pasi norma e infeksionit pritet të rritet përsëri në vjeshtë. “Ka vetëm dy mundësi atëherë: vaksinimi ose infeksioni,” tha ai.
Për vaksinimin e detyrueshëm të profesioneve të caktuara, Kurz bëri të qartë se ai do t’ia lërë vendimin shteteve federale dhe institucioneve shëndetësore, të cilat janë më të përshtatshme për të vendosur.
Qëndrimi i kancelarit korrespondon me opinionin e e popullatës austriake. Sipas një studimi të fundit 70% e austriakëve thanë se kundërshtojnë fuqishëm futjen e vaksinimit të detyrueshëm.
Sidoqoftë, kur bëhet fjalë për personelin e kujdesit shëndetësor, rreth 60% e austriakëve janë në favor të bërjes së vaksinave të detyrueshme.
Greqia dhe Franca kanë bërë vaksinimet të detyrueshme për punonjësit e kujdesit shëndetësor.
/Burimi: euroactive/ përshtati në shqip Priza.al/