Bota e muzikës në Itali është në zi pasi sot ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare Franco Gatti, i grupit të njohur Ricchi e Poveri.
Gatti ka ndërruar jetë ditën e sotme në spitalin San Martino në Xhenova dhe lajmi është konfirmuar nga agjenti i grupit Ricchi e Poveri.
“Një pjesë e jetës sonë iku. Lamtumirë Franko”.- thuhej në postim ku njoftohej se varrimi do të bëhet të enjten në orën 11.30 në kishën e San Siros në lagjen Nervi të Xhenovas.
Ai ishte një nga katër anëtarët e grupit muzikor Ricchi e Poveri, i lindur në 1967 dhe i emërtuar nga Franco Califano sepse ata ishin “të pasur në ide, por të varfër në para”. I lindur si një kuartet polifonik, i formuar nga dy zëra mashkullorë, ‘mustaqexhiu’ Franco Gatti dhe ‘bjondi’ Angelo Sotgiu dhe dy zëra femërorë, brunia Angela Brambati dhe ‘bjondja’ Marina Occhiena, e cila u largua nga grupi në 1981 dhe vazhdoi udhëtimin si treshe.
Pas një karriere të mbushur me suksese të mëdha ndërkombëtare me hitet e tyre “Sara perche ti amo”, “Che sara”, “Se mi n’amoro”,” La prima cosa bella”, “Mamma Maria’ dhe “Voulez vous danser”. Në vitin 2016 ishte Franco Gatti që u largua nga Ricchi e Poveri për t’iu përkushtuar më shumë familjes së tij, pasi humbën tragjikisht djalin e tyre.
“Një zgjedhje e thjeshtë jete”, tha ai, duke u uruar ende shumë suksese shokëve të tij. Një vit pas braktisjes së tij, Angela dhe Angelo vendosën ta provonin aventurën si dyshe. Ribashkimi i madh në skenën e Sanremos, me rikthimin triumfal të Frankos dhe Marinës ishte një goditje e shënuar nga menaxheri Danilo Mancuso dhe e shenjtëruar në skenën e teatrit Ariston në 2020, me rastin e 50-vjetorit të këngës ‘La prima cosa bella’ dhe pjesëmarrjes së parë në Festivalin e 1970.
“Një pjesë e historisë së muzikës italiane po largohet, një njeri që sfidat e dhimbshme të jetës i ka përballuar me shumë dinjitet. Përshëndetje, Franko”. – ka shkruar Giorgia Meloni për vdekjen e Franco Gatti dei Ricchi e Poveri.