13 raste janë raportuar me sëmundjen e kolerës në Irak dhe 10 në Sulaymaniyah, në rajonin autonom të Kurdistanit.
“Dhjetë raste të kolerës janë raportuar në provincë,” tha Sabah Haërami, drejtor i përgjithshëm i shëndetësisë në Sulaymaniyah. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Irakut, dy raste të tjera u raportuan në al-Mutana (jug) dhe i trembëdhjeti në Kirkuk (në veri) të vendit. Në provincën Sulaymaniyah, janë raportuar 56 raste të tjera të dyshuara, mostrat janë duke u analizuar në një laborator të Bagdadit. Gjatë dhjetë ditëve të fundit, “afërsisht 4,000 raste të pacientëve me diarre dhe të vjella janë raportuar në spitalet në Sulejmanije “, sipas Dr. Havrami. Shpërthimi më i fundit i kolerës në Irak “daton në vitin 2015”, tha Saif al-Badr, një zëdhënës i ministrisë së shëndetësisë.
Çfarë është Kolera?
Kolera është një sëmundje diarroike akute, e shkaktuar nga infeksioni me Vibrio cholerae. Çdo vit në botë ka rreth 3-5 milion raste të reja dhe mbi 100,000 vdekje. Rreth një në 20 (5%) persona të infektuar do të ketë një sëmundje të ashpër të karakterizuar nga diarre e ujshme, të vjella dhe ngërçe (spazma) muskulore. Në këta njerëz, humbja e shpejtë e lëngjeve trupire shpie drejt çhidratimit të trupit dhe shokut (hemodinamik). Pa trajtim, vdekja është çështje orësh.
Ku gjendet Kolera?
Bakteri që shkakton kolerën zakonisht gjendet në burime uji ose në ushqim që janë ndotur me fekale nga një person i infektuar me Vibrio cholerae. Kolera gjendet me më shumë probabilitet në zona që nuk kanë një trajtim adekuat të ujit, shëndetësi të dobët dhe higjenë jo-adekuate.
Si e merr njeriu Kolerën?
Një njeri mund ta marr kolerën duke pirë ujë apo duke ngrënë ushqim të ndotur nga bakteri i kolerës. Sëmundja mund të përhapet me shpejtësi në zona të cilat nuk kanë një trajtim të mirë të ujit të pijshëm.
Sëmundja nuk mund të përhapet nga një person tek tjetri (ose të paktën, është mjaft joprobabël); kështu kontakti rastësor me një person të infektuar nuk shkakton transmetim të sëmundjes.
Cilat janë simptomat e Kolerës?
Infeksioni nga kolera zakonisht kalon pa simptoma të dallueshme, por ndonjëherë bëhet e rëndë.
Rreth një në 20 (5%) persona të infektuar do të ketë një sëmundje të ashpër të karakterizuar nga diarre e ujshme, të vjella dhe ngërçe (spazma) muskulore. Në këta njerëz, humbja e shpejtë e lëngjeve trupire shpie drejt çhidratimit të trupit dhe shokut (hemodinamik). Pa trajtim, vdekja është çështje orësh.
Sa kohë pas infeksionit shfaqen simptomat e Kolerës?
Shfaqja e simptomave arrihet në një interval mes disa orësh dhe 5 ditësh, pas infektimit. Zakonisht në 2-3 ditë.
Cilët janë personat më të prirur për të marë Kolerën?
Individët që jetojnë në vende ku uji i pijshëm nuk trajtohet siç duhet, në vend me kontrolle shëndetsore dhe higjenë të dobët.
Çfarë duhet bërë nëse mendoni se jeni prekur nga Kolera?
Duhet kërkuar vëmendje mjekësore menjëherë. Dehidratimi është i shpejtë, kështu që gjëja më e mirë që mund të bëhet është të pihen shumë lëngje.
Si diagnostikohet Kolera?
Testi i kolerës kryhet duke bërë analizat e një mostre fekalesh, me anë të analizës laboratorike. Zakonisht mjafton vëzhgimi i thjeshtë mikroskopiik.
Si trajtohet Kolera?
Pacientët mund të trajtohen me solucione rehidratuese orale, që janë një përzierje e prepaketuar sheqeri dhe kriprash që duhen tretur në ujë dhe pirë në sasi të mëdha. Ky solucion përdoret në të gjithë botën për të trajtuar diarrenë. Rastet e rënda kërkojnë sëvendësimin intravenoz të lëngjeve. Nëse kryhet rihidratimi i menjëhershëm, vdesin më pak se 1% e pacientëve të prekur nga kolera. Antibiotikët kanë efektin e tyre por nuk janë aq të rëndësishëm saç është rihidratimi i trupit (vdekja vjen pikërisht nga një shok hemodinamik).
Si të shmangim prekjen nga Kolera?
Të gjithë njerëzit që jetojnë (qoftë edhe përkohësisht) në vende të prekur nga kolera duhet të: Pijnë vetëm ujë të paketuar, të zjerë apo të trajtuar kimikisht.
Lajnë duart shpesh dhe me sapun dhe ujë të pastër. Nëse nuk gjendet ujë i pastër (!) mund të kahen me pastrues me bazë alkoli (të paktën 60% alkol). Hanë ushqim të paketuar ose të gatuar dhe servirur të nxehtë.
Largojnë dhe kufizojnë fekalet në ambiente të caktuar të kontrolluara pët të parandaluar ndotjen e ujit dhe të ushqimeve.
A ka vaksinë kundët Kolerës?
Aktualisht ka dy vaksina për parandalimin e kolerës, Dukoral që është liçensuar në mbi 60 vend etë botës dhe ShanChol që është liçensuar në Indi. Vaksinat jepen em dy doza dhe kërkojnë disa javë përpara se të jenë të efektshme. Kështu që ato nuk duhet të zëvendësojnë masat parandaluese standard të kolerës.