“Bota tani është delikate”/ Princ Harry dhe Meghan Markle reagojnë për situatën në Afganistan: Pa fjalë dhe zemërthyer!

Për situatën në Afganistan kanë reaguar edhe Princi Harry me bashkëshorten Meghan Markle.

Në një deklaratë, ata kanë thënë se janë ‘pa fjalë’ dhe ‘zemërthyer’, ndërsa zotohen për mbështetje ndaj organizatave të ndihmës, por nuk cilësuan sa do të ishin donacionet e tyre.

Duka i Sussex i cili ka kryer 10 vjet shërbim me ushtrinë britanike në dy misione në Afganistan, kishte kërkuar më herët që veteranët britanikë të luftës atje të kontaktojnë me njëri-tjetrin për të ofruar mbështetje.

“Bota është shumë delikate aktualisht. Ashtu si të gjithë që ndiejmë dhimbje të thellë për situatën në Afganistan, edhe ne kemi mbetur pa fjalë. Teksa shikojmë krizën humanitare në rritje në Haiti nga tërmeti i fundjavës, zemra jonë është e thyer. Kur një person apo komunitet vuan, një pjesë e jona vuan me ta, edhe kur ne nuk e kuptojmë. Është e lehtë ta gjesh veten të pafuqishëm, por së bashku ne mund të vendosim vlerat tona të përbashkëta në veprim”, ka thënë princi.

Më tej në deklarata vijohet: Si fillim, ju inkurajojmë të mbështesni organizatat e donacioneve që po kryejnë punën kritike të ndihmës. Nxisim gjithashtu njerëzit me pozitë të nisin dialogët humanitarë në takimet ndërkombëtare si në OKB dhe në samitin e G20 të mbajnë qëndrime të paanshme për ndihmën”.

/Burimi: TheSun/ përshtati në shqip Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *