Botërori ‘Katar2022’/ Ja arenat spektakolare të botës arabe ku do të luhen ndeshjet  

Diskutimet për “Kupën e Botës 2022” kanë filluar kur mbetet më pak se një vit deri në fillim të garës.

Me risinë e turneut që do të mbahet në një vend pa shumë histori futbolli, kjo do të thotë që edhe tifozët më të mëdhenj, mund të mos jenë në dijeni të qyteteve dhe stadiumeve.

Sot po ju njohim me pamjet fantastike të stadiumeve dhe vendeve që do të mirëpresin “Kupën e Botës 2022”…

1 – Stadiumi “Al Janoub”

Qyteti: Al Wakrah

Kapaciteti: 40 000

Ndeshjet që do të luhen: Faza e grupeve

Një nga arenat e ndryshme shtëpiake të Katarit, stadiumi “Al Janoub” priti finalen e Ligës së Kampionëve të AFC 2020. Dizajnet me valëvitje të ulëseve janë frymëzuar nga varkat tradicionale ‘Dhow’, të cilat përdoren nga zhytësit e perlave në Gjirin Persik.

2 – Stadiumi Ndërkombëtar “Khalifa”

Qyteti: Al Rayyan

Kapaciteti: 40 000

Ndeshjet që do të luhen: Faza e grupeve, raundi i 16-të, “play-off” për vendin e tretë

Këtu Liverpooli mposhti Flamengon në finalen e Kupës së Botës për Klube 2019. Ndërsa vendet mund të shtohen për të rritur kapacitetin për ngjarje, është ende e paqartë nëse stadiumi do të strehojë më shumë se 40,000 tifozë për turneun.

3 – Stadiumi “974”

Qyteti: Doha

Kapaciteti: 40 000

Ndeshjet që do të luhen: Faza e grupeve, raundi i 16-të

Stadiumi “974” mund të tingëllojë si një planet nga ekskluziviteti i Star Wars, por është një nga tetë stadiumet pritës për Kupën e Botës 2022, – shkruan 90Min.

4 – Stadiumi “Al Thumama”

Qyteti: Doha

Kapaciteti: 40 000

Ndeshjet që do të luhen: Faza e grupeve, raundi i 16-të, çerekfinalet

Një nga katër stadiumet e turneut të vendosur në Doha, dizajni i stadiumit Al Thumama bazohet në kapelën tradicionale taqiyah të Lindjes së Mesme. Gjysma e vendeve të stadiumit do t’u dhurohen vendeve të tjera në përfundim të Kupës së Botës.

5 – Stadiumi “Ahmed bin Ali”

Qyteti: Al Rayyan

Kapaciteti: 44.740

Ndeshjet që do të luhen: Faza e grupeve, raundi i 16-të

Stadiumi origjinal i Al Rayyan-it Ahmed bin Ali u ndërtua në vitin 2003, por me sa duket nuk ishte i përshtatshëm dhe u rrënua në vitin 2015. 90 përqind e rrënojave nga ai stadium i vjetër shkoi në ndërtimin e të riut ose në projekte të artit publik.

6 – Stadiumi “Education City”

Qyteti: Al Rayyan

Kapaciteti: 45.350

Ndeshjet që do të luhen: Faza e grupeve, 16 e fundit, çerekfinale

Education City është thjesht emri i një zhvillimi brenda qytetit të Al Rayyan, por tani luan edhe një stadium të kalibrit të Kupës së Botës – i cili është mbiquajtur “diamanti në shkretëtirë”.

7 – Stadiumi “Al Bayt”

Qyteti: Al Khor

Kapaciteti: 60.000

Ndeshjet që do të luhen: Faza e grupeve, raundi i 16-të, çerekfinalet, gjysmëfinalet

Nëse keni pasur fatin të rezervoni një dhomë hoteli në stadiumin Al Bayt, atëherë do të keni mundësi të shijoni një pamje nga ballkoni i fushës. Në fund të Kupës së Botës, stadiumi do të zvogëlohet me gati gjysmën e kapacitetit, hoteli do të zgjerohet, do të hapet një qendër tregtare dhe do të ndërtohet një objekt tjetër sportiv.

8 – Stadiumi “Lusail Iconic”

Qyteti: Lusail

Kapaciteti: 80.000

Ndeshjet që do të luhen: Faza e grupeve, raundi i 16-të, çerekfinalet, gjysmëfinalet, finalet

Me më pak se një vit deri në finale, një lojë zyrtare ende nuk është luajtur në stadiumin “Lusail Iconic”. Ashtu si shumë nga stadiumet e tjera në këtë listë, stadiumi “Lusail Iconic” do t’i nënshtrohet një reduktimi të rëndë të kapacitetit në përfundim të Kupës së Botës.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *