Nuk është hera e parë që deputeti Erion Braçe bëhet kritik ndaj qeverisë, sidomos kur bëhet fjala për sektorin e bujqësisë.
Por, ai ka shkuar më tutje duke thirrur fermerët kundër Partisë Socialiste. Ai fton socialistët që banojnë në zonat rurale dhe merren me bujqësinë që të vijnë në Tiranë të shtunën e 9 prillit, kur PS do të mbajë Kongresin e radhës, e të flasin për problemet me të cilat po përballen në kushtet e një krize çmimesh dhe ushqimesh.
Braçe shprehet se ka tre muaj që flet për rëndësinë e fermerëve dhe produkteve bujqësore në vendin tonë, por sipas tij duhet që të gjithë socialistët që merren më këtë fushë të flasin njësoj.
Postimi i Braçes
A DEGJON ME NJERI NE KETE VEND?
BANKA BOTERORE edhe per SHQIPERINE
Heqje te menjehershme te barrierave dhe HAPJE TE TREGUT TE IMPUTEVE BUJQESORE, plehrave komi dhe perdorimin efikas te tyre;
Mbeshtetje me te madhe e me efikase buxhetore per prodhuesit bujqesor e blegtoral ne vend.
KAM TRE MUAJ QE FLAS E ARGUMENTOJ TAMAM PER KETO!
Ndaj, TE SHTUNE, NE OREN 9.00, NE SHESHIN NENE TEREZA, TI FLASIM PARTISE SOCIALISTE TAMAM PER HALLIN E BUJKUT, BLEGTORIT, PRODHIMIT TE TYRE DHE USHQIMIT TONE, USHQIMIT TE TE GJITHEVE