Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe i është kundërvënë kryetarit të PD-së me tone të ashpra duke i bërë të ditur se rend i ditës në Kuvend është vaksinimi.
Nga vendi i vetë, Braçe tha se sot në rend të ditësh ishte në foks shëndeti i qytetarëve, dhe jo paraja. Ndërkohë, Braçe ‘korrigjoi’ Bashën lidhur me taksën e qarkullimit, që sipas tij nuk është 240 lekë, por 270 lekë.
“E nderuar kryetare, kolegë, mendoj se kemi përpara rendin e ditës së punës së këtij kuvendi. Kjo nuk ka të bëjë me paratë, por me shëndetin. Dua që të besoj se dhe konferenca e kryetares që ka lënë këtë pikë ka dashur që të përcjellë një mesazh që nga salla e parlamentit, Tabelat këtu thonë; vaksinohuni. Kjo qeveri nuk i ka kursyer paratë për të siguruar vaksinat ndaj qytetarëve. Nuk ka një ditë që nga janari i këtij viti që qytetarëve t’u jetë mohuar e drejta për t’u vaksinuar. Të flasësh këtu, 18 minuta, njëherë 10 minuta dhe të pretendosh që të jesh udhëheqës dhe mos të japësh mesazh; vaksinohuni! Kjo nuk shkon. Të vazhdon muhabetin e parave këtu në sallën e Kuvendit, ku thelbi është shëndeti dhe vaksina, kjo nuk shkon. Të ngrihesh dhe të flasësh për të paverteta dhe parave, këtu nuk shkon. Iu referuam këtu anketës së buxhetit të familjes. E tjerrim atë shifrën 41 %. Nga 2007 deri në 2013 nuk ka asnje te dhene niveli i shqiptarëve për ushqime. E fundit që kam; do ju lutesha shumë që në këtë sallë të Kuvendit të reflektojmë dije dhe fakte. E di, e kemi dhe ne problem taksën e qarkullimit, por është vendosur në 2008, ne atë vit kur buxhetit te shtetit iu vu zjarri për 60 km rrugë. Shqiptarëve iu desh që të luftojnë jo tërmet dhe pandemi, por një rrugë 60 km. Nuk është taksa 240 leke, te lutem. Qe te jesh akoma me i vërtetë taksa është 270 leke. Është problemi ynë dhe do te adresojmë ne. Kush nuk e di se sa është nuk e di se si ta zgjidhi. Me vjen keq! faleminderit!”
/Priza.al/