Deputeti i PS, Erion Braçe ka reaguar ashpër në Kuvend në lidhje me problematikat që përballen fermerët në vend.
Braçe tha se janë rritur kostoja e vaditjes, fidanëve e çdo gjë tjetër.
Sipas tij tregtari është shpirti i kapitalizmit, bujku është popull, populist.
“Kam bërë populistin kaq kohë, kam mërzitur edhe Netën edhe Pandin. Keq kam bërë. Ngrita popullin e bujqësisë nga kokulur, lart duke ulur elitat e punonjësve. Kaq keq kam bërë. Tani do bëhem realist. Deputeti ka qëllim votën e drejtë dhe të pa lekë, fillon me jemi mirë. Jemi mirë. Bujqësia po rritet realisht. Kjo nuk është normale. është e jashtëzakonshme. Si ofertë prodhimi ne po rritemi.
Kjo nuk ka ndodhur më parë. Veç tani po ndodh. Rritja ekonomike më parë ishte për krahasim të pakuptimtë, të padrejtë. 3% më shumë jemi rritur në krahasim të shërbimit, jo është e jashtëzakonshme. U rrit qiraja e tokës, e punimit të tokës, e fidanëve, kostoja e vaditjes, u rrit kostoja dhe u rritën të gjitha. Hëngrën edhe lopët njëherë si në Nazar, në Lift. Numri është rritur, gëzojnë që janë pa shoqet. Është e jashtëzakonshme që janë rritur, çmimet janë rritur, tek bujku jo, por tek tregtari. Tregtari është shpirti i kapitalizmit, bujku është popull, populist’, tha ai.