Ish-zv.kryeministri Erion Braçe nuk i ka ndalur sulmet ndaj qeverisë edhe këtë fundjavë, nëpërmjet një video të shpërndarë në instagram Braçe po bënë rolin edhe më mirë se vetë opozita duke i kërkuar ministres që të shkojë në terren, jo për të bërë filma dhe “PR” të bukur për veten, por për të parë gjendjen e prodhimit të shalqinit.
“Situata me shalqinin është dramatike, nuk bëhet fjalë për çmimin por prodhimin. Në kushtet e kësaj temperature, shalqini nuk rron më shumë se 5-6 ditë. Nuk po vilet prej ditësh, ose vilet fare pak. është një dramë që lidhet me punën dhe të ardhurat e atyre njerëzve atje. Një apel kam për ministrinë e Bujqësisë, lërini kafenetë dhe zyrat, jo për të bërë filma por të shitur prodhimin,”-shprehet Braçe në postimin e tij.
POSTIMI I PLOTË:
“Lërini kafenetë e kafetë në Tiranë; Lërini zyrat me kondicioner që ua paguajnë edhe bujqit; Ejani në fusha e ndihmoni, zgjidhni të shesin shalqinin! Situata në Cermë të Sipërme, Sektor, Proshkë, Pasha, Shkumbin, Shenepremte, në anën tjetër, në Halilaj, Bubullime, Eskaj, Gjonas, Imshte, Kallm i Vogël e Kallm i madh; Është dramatike! Nuk bëhet fjalë për çmimin, tani bëhet fjale për prodhimin mbetur në fushe e nën temperatura 39-40 grade, ka vetëm 6 ditë jetë; më tej zverdhet e kalbet! Ejani atje e merruni me lojën! Cilën lojë? Atë të blerjes më të lire këtu-10 lekë e poshtë, nxjerrjes në Maqedoni e Kosovë dhe prej aty në gjithë evropen por me cmim 3-3 herë e gjysmë më të lartë! Është padrejtësi! Është turp.”
View this post on Instagram