Brad Pitt lançon linjën e përkujdesit ndaj lëkurës dhe tregon se cilët janë meshkujt më të pashëm sipas tij

Cilin konsideron meshkullin më të pashëm në botë? Kjo pyetje i është bërë Brad Pitt në një intervistë të re që ka dhënë për revistën ‘Vogue’, ku disa nga përgjigjet e tij janë të pritshme dhe disa të tjera të habitshme.

Pra, siç tha ylli simpatik i ‘Once Upon a Time’ dhe i prodhimeve të tjera ikonike të Hollywood-it,- “Personi i parë që do të mendoja është Paul Newman sepse ai u rrit me hijeshi dhe siç thuhet, ai ishte vërtet një njeri i veçantë, bujar dhe i vërtetë”.

Ai vijoi duke përmendur mikun e tij, me një nuancë humori: “Nëse do të më duhej të zgjidhja një nga bashkëkohësit, ai është George Clooney, pse jo? Sepse unë vazhdoj të flas për të dhe ai vazhdon të flasë për mua”.

Së fundmi, aktori i njohur Brad Pitt, së fundmi ka lançuar linjën e përkujdesit ndaj lëkurës, “La Domaine”, i cili ka rrëfyer disa sekrete dhe këshilla. Mes tyre, Pitt ndau 5 top këshillat e bukurisë, që janë si më poshtë.

1. Marka e tij e re kujdesit ndaj lëkurës, ‘Le Domaine’.

2. Stili i jetës, të jesh i rrethuar nga miqtë dhe familja.

3. Të jesh vazhdimisht kreativ.

4. Të ushqehesh shëndetshëm dhe të jesh aktiv.

5. Të heqësh fiksimet.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *