Brad Pitt duket është në lidhje me këngëtaren Lykke Li, e cila jeton vetëm pak minuta larg nga shtëpia e Pittit në Los Anxhelos.
Aktori hollivudian i cili është në mes të një divorci të çrregullt nga ish-bashkëshortja, Angelina Jolie, thuhet se është duke kaluar kohë me këngëtaren suedeze, që nga mesi i vitit të kaluar.
Mediat kanë raportuar se këto thashetheme tashmë po qarkullojnë në shtetin suedez. Edhe javën e kaluar, të njëjtat media kanë raportuar se Brad dhe këngëtarja suedeze janë parë së bashku në një lokal në Hollywood.
Këngëtarja 35-vjeçare e cila ka një djalë, 6 vjeç, të quajtur Dion, me ish-të dashurin e saj, producentin Jeff Bhasker, jeton vetëm pak minuta larg nga Pitt.
‘Brad dhe Lykke kanë mundur të lidhen shumë lehtë, pasi ata janë fqinj’, ka thënë një burim i afërt me çiftin.
Ndërkohë, Brad ka një rezidencë në Los Feliz dhe po ashtu posedon shtëpi në vlerë prej 8 milionë dollarë jo shumë larg nga ish-bashkëshortja, Angelina Jolie dhe gjashtë fëmijët e tyre Maddox 19 vjeç, Pax 19 vjeç, Zahara 16 vjeç, Shiloh 15 vjeç, Vivienne dhe Knox 12 vjeç.
/Priza.al/