Të përqafuar krah njëri-tjetrit në rrugët e New York-ut, këto janë fotot më të fundit të shkrepura nga fotografët që konfirmojnë se dyshja e famshme Bradley Cooper, dhe Irina Shayk, janë rikthyer bashkë.
Aktori dhe supermodelja e njohur, të cilët fillimisht ishin në lidhje mes viteve 2015-2019 dhe kanë një vajzë bashkë, nuk mund t’i mbanin duart larg njëri-tjetrit ndërsa ecnin krah për krah. Bradley shfaqej i veshur me një bluzë të zezë, pantallona ngjyrë blu dhe një xhaketë sportive. Po ashtu edhe Irina kishte veshur një bluzë të bardhë, xhinse të të gjera dhe një pardesy të zezë.
Dyshimet për një ribashkim mes dyshes nisën pas postimit të një fotoje ditën e Halloween. Modelja shihej e ulur në prehrin e aktorit teksa ai kishte veshur kostumin e ariut për këtë festë. Një burim për ‘Page Six’ tha se :”Ata po mendojnë të kthehen së bashku”.
Burimi pohoi se Irina ”do të donte që vajza e saj të kishte një vëlla ose motër dhe se Bradley është i përshtatshëm për këtë ide” Të dy u lidhën në vitin 2015 përpara se të dilnin publikisht si çift në vitin 2016 dhe sollën në jetë vajzën e tyre të vogël në vitin 2017 dhe ndarja e tyr erdhi në vitin 2019.