Braimllari thirrje SPAK: Të hetojë katastrofën financiare dhe energjetike në vend

Një tjetër figurë politik, ka reaguar ditën e sotme në lidhje me situatën në të cilën ndodhet vendi në lidhje me krizën energjetike.

Deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari, nëpërmjet një statusi një rrjetet sociale, shprehet se situata energjetike në vend është shumë e rëndë.

Sakaq, akuza e tij shkon deri aty, duke thënë se vendi ndodhet në këtë situatë të tillë sepse ka pasur abuzim dhe keq menaxhim të KESH dhe OSHEE.

“Çuarja e Fierzës si hidrocentrali kryesor ne vend qe menaxhon kaskadën e Drinit ne piken e vdekjes ka ardhur nga shitja e energjisë elektrike për të përfituar miliona euro, kur ne fakt KESH dhe OSHEE duhet te ruanin ne mënyre te detyruar rezervën hidrike dhe duhet ta kombinonin me importin me qellim qe te kishte një menaxhim korrekt te kaskadës se Drinit”, shkruan ai.

Ai përmend edhe vlerën prej 40 mijë euro, ku KESH dhe OSHEE ka shitur energjinë me këtë vlerë kaq të ulët. Kjo vlerë ka bërë që sot qytetarët ta blejnë sot 7-fish.

“KESH dhe OSHEE kanë shituar energji me një vlere shumë të ulet në treg me çmim rreth 40 euro MWh dhe po blejnë sot me vlerë 7-fishin më shumë duke sjellë një katastrofë ekonomike për vendin e cila rëndon drejtpërdrejtë tek qytetarët”, shton ndër të tjera ai.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *