Braktisi automjetin me drogë duke përfituar nga errësira/ Përfundon arratia për 22-vjeçarin

Policia ka arrestuar shetasin 22-vjeçar i cili u largua pasi u ndalua nga blutë gjatë drejtimit të automjetit. ‘Arratia’ zgjati vetëm 24 orë, teksa i riu akuzohet për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Në automjetin që drejtohej nga 22-vjeçari me inicialet T.P. udhëtonte edhe një shtetas tjetër, i armatosur me pistoletë, i cili u arrestua në kuadër të një operacion policor të zhvilluar një ditë më parë.

Një armë zjarri tip pistoletë dhe një sasi lënde narkotike kanabis janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Policia bën me dije Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *