Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur ditën e djeshme, ku një foshnje u gjet e braktisur në Golem, nga një qytetar.
Foshnja kishte qëndruar e braktisur pranë koshit të mbeturinave për disa orë në afërsi të rotondos në hyrje të Golemit derisa u gjet nga qytetari, i cili më pas e dërgoi në maternitetin e Durrësit, ndërsa aktualisht foshnja vajzë ndodhet e shtruar në pediatri.
Burime konfirmojnë se para pak kohësh nëna e foshnjës ka braktisur dhe një fëmijë 3 vjeç, i cili është marrë në kujdes të shërbimit social. Policia vijon ende kërkimet për arrestimin e 22-vjeçares e cila rezulton se më herët ka jetuar në Tiranë dhe më pas është shpërngulur në Durrës.
Hetimet sa i përket gjetjes së 22-vjeçares janë shtrirë në disa qytetet, kryesisht në Tiranë dhe Durrës.