Përfundon ndeshja që mbyll xhiron e parë të fazës së grupeve në Kupën e Botës që po zhvillohet në Katar. Brazili ka mundur me rezultatin e pastër 2-0 skuadrën e Serbisë.
Në minutën e 13, Nejmar provoi të realizonte golin më të bukur të Botërorit deri më tani, por nuk arriti t’ia dilte.
Pak minuta më vonë, Kasemiro goditi nga distanca, por portieri i Serbisë, Milinkoviç Saviç neutralizoi gjithçka.
Radhën më pas e pati Rafinja, ideja e të cilit u kuptua mjaft mirë nga serbët, me prapavijën që largoi topin.
Në minutën e 62, Brazili zhbllokoi shifrat. Nejmari u nis me driblimet e tij, hyri brenda zones, aty ku Vinisius i mori topin dhe goditi. Milinkoviç-Saviç e priti por topi u kthye te këmbët e Riçarlison që nuk fali dhe shënon golin e avantazhit.
Mbrëmja ishte e gjitha e yllit të Totenhemit, pasi Riçarlison realizoi nje gol fantastik me një stopim topi, ngritje të tij dhe goditje fluturimthi me kthesë. Asisti perfekt i Vinisius.