Votimi përfundoi pas një përplasjeje të zjarrtë kokë më kokë, me 50.88% të votave për kandidatin e majtë. Lula: “Do të jem president i të gjithëve, kanë tentuar të më varrosin të gjallë, por jam ngritur”.
Lula rimorri postin për herë të tretë 11 vjet pas mandatit të tij të fundit. Në votimin për zgjedhjet presidenciale , me 100% të votave të shqyrtuara, kreu i Partisë së Punës mori 50,88% kundrejt 49,12% të kandidatit të djathtë të Partisë Liberale . Rezultati erdhi në fund të një ndeshjeje emocionuese kokë më kokë , e cila në fillim e kishte parë Bolsonaron në krye dhe në fund të një fushate të zjarrtë elektorale . “I vetmi fitues është populli brazilian,” tha Lula.
Qendrat e votimit u mbyllën në orën 17:00 me orën lokale, në orën 21:00 në Europë . Më shumë se 120 milionë brazilianë votuan , me rreth 20% abstenim në raundin e parë. Operacioni i numërimit u krye në mënyrë elektronike , për këtë arsye rezultati përfundimtar u bë i disponueshëm pak orë pas mbylljes së qendrave të votimit. Bolsonaro bëhet kështu presidenti i parë që dështon në përpjekjen e tij për rizgjedhje .
“Në një nga zgjedhjet më të rëndësishme në Brazil, ka vetëm një fitues: populli brazilian”, komentoi Lula. “Nuk është një fitore e imja apo e partisë sime, por e një lëvizjeje të jashtëzakonshme demokratike. Shumica e njerëzve e kanë bërë të qartë se duan më shumë demokraci dhe jo më pak. Ata duan më shumë liri, më shumë barazi dhe më shumë vëllazëri”. shtoi ish-sindikalisti, i cili e filloi fjalën e tij “duke falënderuar Zotin që më lejoi të dal nga ku dola dhe të arrij këtu ku jam”.
– “Nga 1 janari do të qeveris për të gjithë brazilianët dhe jo vetëm për ata që më votuan”, vazhdoi presidenti i ri. “Është koha për të ribashkuar familjen. Askush nuk është i interesuar të jetojë në një vend që është vazhdimisht në luftë. Është koha për të lënë armët”.