Mesditën e sotme një numër i konsiderueshëm pulash të ngordhura janë pikasur në brigjet e Shëngjinit.
Nuk dihet ende se si kanë ngordhur, apo nga është origjina e tyre, por ka dyshime të forta se mund të jenë nga pulari afër zonës, e cila është prekur nga gripi i shpendëve.
Më herët, vatra të gripit të shpendëve janë shfaqur në Durrës, Shkodër si edhe shumë qytete të tjera të Shqipërisë duke i shkaktuar ekonomisë së vendit një dëm të madh.