Pamjet e bukura të Rivierës Shqiptare i shijojmë të gjithë. Akoma më shumë shijojmë ditët e nxehta të verës buzë detit Adriatik e Jon.
Por, moti i paqëndrueshëm e deti me dallgë ka nxjerrë në pah pamjet e shëmtuara, me mbeturina të hedhura kudo.
Deti i trazuar në Vlorë ka nxjerrë në breg sasi të mëdha të mbeturinave, ku dominon plastika, ndër mbetjet më të dëmshme për mjedisin, që kërkon shekuj për t’u dekompozuar.
Pushuesit, të pandërgjegjshëm kanë shfrytëzuar natyrën e bukur në mënyrën më të keqe të mundshme, duke lënë aty mbetjet e produkteve që kanë konsumuar në ditët e relaksit buzë detit.
/Burimi: TCH/