‘Bregdeti ynë’ shkatërron 22 ndërtesa në Sarandë dhe Ksamil. IKMT rinis operacionin pas sezonit  

Kjo verë e nxehtë u shoqërua në disa raste me operacione në disa zona bregdetare të vendit për prishjen e ndërtimeve pa leje.

Në vijimësi të operacionit të qershorit, ditën e sotme në qytetin e Sarandës ka rinisur operacioni “Bregdeti ynë”. Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), ka shembur 22 ndërtime të paligjshme në qytetin bregdetar.

Fillimisht operacioni ka nisur me shembjet në kurorën e qytetit dhe më pas do të vazhdojë edhe brenda tij.

Deri tani, 22 objekte janë prishur nga IKMT, 6 në qytetin e Sarandës dhe 16 të tjera në Ksamil.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *