Prej muajit janarit do të nis zbatimi i paketës së re fiskale për bizneset dhe qytetarët shqiptar.
Bëhet meë dije se ndryshon taksimi progresiv për pagat, ku të gjithë qytetarët që marrin paga deri në 40 mijë lekë nuk do të paguajnë tatim nga 30 mijë lekë që është aktualisht.
Ndërsa ata që marrin nga 30-50 mijë lekë do të paguajnë 6.5% tatim, nga ana tjetër pagat nga 50-200 mijë lekë do paguajnë 13% dhe pagat mbi 200 mijë lekë do të paguajnë 23%.
Bëhet me dije gjithashtu se qeveria është zotuar që brenda vitit të 2022 do të rritet paga minimale nga 30 mijë lekë që është në 32 mijë lekë. Po ashtu do të rriten pagat me 6% për bluzat e bardha dhe arsimtarët, rritje me 7% për pagat e Gardës së Republikës, si dhe rritje me 30% për personelin e forcave të armatosura.
RRITJA E PAGAVE NË 2022
Bluzat e bardha +6%
Arsimtarët +6%
Garda e Republikës +7%
Forcat e Armatosura +30%
/Priza.al/