Brenda 48 orëve do të kemi emrin e presidentit, Kuvendi njofton se kur do të mbahet seanca për raundin e katërt

Kuvendi i Shqipërisë pritet të mblidhet ditën e shtunë ku dhe do të mbahet raundi i katërt për zgjedhjen e presidentit të ri.

Zyra e shtypit në Kuvend, njoftoi se mbledhja do të nisë në orën 18:00.

“Ju njoftoj se ditën e shtunë, datë 4 qershor, ora 18:00, do të zhvillohet seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë për zhvillimin e votimit të katërt për zgjedhjen e Presidentit të Republikës (Urdhër nr.49, datë 02.06.2022, i Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla).”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Kujtojmë se edhe në raundin e tretë, opozita nuk solli asnjë kandidaturë në atë që u përcaktua si shansi i fundit nga maxhoranca për të propozuar kandidat për Kreun e ri të Shtetit.

Në raundin e katërt mazhoranca ka paralajmëruar se do të jetë ajo që do të propozojë kandidatët për president që do të çohen më pas për votim në parlament.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *