Brenda një jave, kolera shkakton vdekjen e 63 personave në Nigeri

Në Nigeri të Afrikës Perëndimore brenda javës së fundit 63 persona kanë humbur jetën nga epidemia e kolerës, transmeton Anadolu.

Sipas të dhënave javore të publikuara nga Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve e Nigerisë (NCDC), 63 persona vdiqën javën e fundit në vend nga epidemia e kolerës.

Teksa epidemia përhapet në provincat tjera, 3.098 persona u diagnostikuan me kolerë gjatë kësaj kohe. Në të gjithë vendin që nga janari 58.698 persona janë diagnostikuar me kolerë dhe gati 2.000 persona tjerë humbën jetën.

Çfarë është kolera?

E shkaktuar nga një bakter i quajtur “Vibrio”, kolera është një sëmundje që vjen nga ushqimi dhe uji. Kolera, e cila shkakton diarre të rëndë dhe humbje të ujit në trup, mund të jetë fatale nëse nuk trajtohet.

Në Nigeri, pamundësia për të përmbushur nevojën për ujë të pastër dhe pamundësia për të siguruar ndërhyrje mjekësore të menjëhershme dhe efektive rrit rrezikun e sëmundjeve dhe vdekjes.

Në vend hasen shpesh epidemitë si malaria, poliomieliti, ethet tifoide dhe virusi i majmunit.

TAGGED:
Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *