“Brenda një kohe shumë të shkurtër do dëgjoni…”, zv.drejtori i Policisë jep detajet mbi vjedhjen në Nikël

Zv.drejtori i Policisë së Shtetit, Albert Dervishaj tha sot se shumë shpejt do të kemi zbulimin dhe vënien para përgjegjësisë së autorëve që grabitën dhe dhunuan biznesmenin Nazmi Çangu në Nikël në orët e para të mëngjesit të së dielës.

“Ngjarja e Niklës në informacionin që kam unë nuk është një ngjarje që njihej nga policia e të mund të ishin marrë masa parandaluese, është një ngjarje, e këtë ua them me kompetencë që po punohet në mënyrë intensive dhe prespektiva e saj është drejt një zbulimi të shpejtë. Këtë nuk e them për të bërë show. Por brenda një kohe shumë të shkurtër do dëgjoni përfundimin pozitiv të zbulimit e vënies para përgjgjësisë të këtyre autorëve. Jemi në bashkëpuim të ngushtë me prokurorinë me të cilën po punojmë dhe me struktura të tjera që kjo ngjarje të marrë atë përgjigje dhe interesim të opinionit publik sidomos në drejtim të të dëmtuarve të vihet e drejta në vend”, tha Dervishaj.
I pyetur nëse Nikla konsiderohet nga policia e shtetit si një “zonë e kuqe” sa i përket aktivitetit kriminal, Dervishaj e pranoi që po.

“Në disa zona policore i kemi në fokus të vecantë dhe Nikla është një prej këtyre zonave, për këtë arsye vazhdimisht janë marrë masa jo vetëm nga policia vendore por dhe nga policia shtetit, janë bërë operacione”.

/Burimi: BW/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *