Tanimë si ish-banor i “Big Brother Vip”, Amos Zaharia po tregon mbështetjen e tij për një nga banoret që ndodhet brenda shtëpisë.
Të gjithë mund të mendonin se është mikesha e tij e ngushtë Olta Gixhari, por në fakt bëhet fjalë për Dea Mishel. Që ku ka dalë nga “Big Brother Vip”, Amosi ka ndarë shpesh në rrjetet e tij sociale foto dhe momente me Dean për të shprehur mbështetjen e tij për të, ndërsa kanë munguan postimet me Oltën, të cilën e ka mbështetur në çdo hap kur ka qenë brenda shtëpisë.
Amos Zaharia vijon të jetë aktiv me intervistat dhe deklaratat e tij. Në një intervistë të dhënë pak kohë më parë, aktori tregoi se u “dorëzua” nga loja në momentin që sipas tij, kuptoi që “lufta” e tij për parimet nuk po dëgjohej. Ai tregoi se ka tentuar disa herë të largohet nga shtëpia, por është “ndaluar” nga produksioni.