Breshëri armësh drejt mobilierisë në Nikël, ja kush është pronari

Breshëri armësh në drejtim të një mobilierie kanë tronditur zonën e Niklës në Fushë Krujë.

Burimet për median bëjnë me dije se persona ende të paidentifikuar kanë gjuajtur me automatik drejt mobilierisë në pronësi të shtetasit Myslym Karaj. Sakaq, ky i fundit mëngjesin e sotëm kur ka shkuar për të hapur dyqanin ka zbuluar se në drejtim të godinës së tij është qëlluar me armë.

Ndërkohë, deri më tani mësohet se Karaj nuk ka pasur konflikte të mëparshme, ku dhe mund të çonin në këtë ngjarje të rëndë kriminale.

Biznesmeni shprehet se pret që policia të zbardhë ngjarjen, ndërsa pista më e mundshme, është ajo që ngjarja të ketë lidhje me konkurrencën.

Njoftimi i Policisë:

Krujë – Më datë 15.04.2022, rreth orës 08:20, shtetasi M. K. ka njoftuar sallën operative se në fasadën e objektit (mobilierisë) në pronësi të tij, ka konstatuar disa shenja, që dyshohen se janë shkaktuar nga armë zjarri gjatë natës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *