Një makinë në lëvizje ka qëlluar drejt ambienteve të lokalit në zonën e Don Boskos. Kjo shton dyshimet se mund të ketë qenë tentativë për atentat.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme ku nga breshëria e kallashnikovit ka mbetur i vrarë një person dhe janë plagosur pesë të tjerë.
Banakierja është vrarë në mënyrë aksidentale, ndërsa paraprakisht dyshohet se objektivi ka qenë një nga personat e plagosur.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë dy autoambulanca që dërgojnë me urgjencë të plagosurit në spitalin e Traumës për t’u shpëtuar jetën nga breshëria e plumbave që kanë marrë mbrëmjen e sotme.