Breshëri kallashnikovi në një ndeshje futbolli në Meksikë, tre të vdekur dhe një i plagosur

Një ndeshje futbolli në Meksikë ka përfunduar me tre të vrarë dhe një të plagosur. Gjatë ndeshjes, drejt stadiumi është qëlluar me breshëri kallashnikovi, duke sjellë bilancin tragjik.

Ngjarja ndodhi pranë kryqëzimit me autostradën shtetërore Los Ramírez, jashtë fushave të futbollit “El Deportivo”, të vendosura në komunitetin Bajío de Bolas Blancas.

Në pamjet e publikuara nga mediat vendase shihet teksa tifozët vrapojnë në panik për të shpëtuar, ndërsa lojtarët shtrihen përtokë për t’u mbrojtur nga plumbat.

Sipas autoriteteve, autorët kanë qëlluar nga një automjet dhe më pas janë larguar menjëherë në drejtim të paditur.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *