30 plumba i kanë marrë jetën 46-vjeçari, Bardhok Pllanaj, si rezultat i në atentati të mirëorganizuar ndaj tij mbrëmjen e djeshme në lagjen Dobraç të Shkodrës. Report Tv sjell video nga momenti kur autorët me një makinë ‘Pasat’ kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi në drejtim të 46-vjeçarit, i cili më pas ka përfunduar duke u përplasur me një biznes aty pranë. Siç shihet në këtë video, autorët kanë qëlluar pa pushim nga të gjitha anët e makinës e më pak janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Pak metra larg vendit të ngjarjes u gjet makina e djegur dhe 2 kallashnikovë, të cilët dyshohet se u përket pikërisht ekzekutorëve. Pista kryesore në të cilën po heton grupi hetimor është e shkuara e Pllanajt, i njohur si “Kumbari i Shkodrës”. Pllanaj u ekzekutua shumë pranë shtëpisë së tij në Shtoj i Ri, ku autorët i kanë zënë pritë, e që nuk ka pasur asnjë shans për t’iu kundërpërgjigjur.
Emri i Pllanajt është i lidhur me operacionin “Lugina Vilunit”, ku u sekuestruan rreth 804 kg drogë e lloji kanabis në momentin kur po tentohej të trafikohej drejt Italisë me gomone. Koka i trafikut u dyshua pikërishit biznesmeni Bardhok Pllanaj. Për këtë ngjarje deri më tani nuk ka asnjë person të shoqëruar apo arrestuar.