Moti i keq ka kapluar vendin ditën e sotme. Sakaq, nuk ka munguar as breshëri në disa qyetete të Shqipërisë, ku vetëm pak minuta më para ka shkaktuar aksident në hyrje të qytetit të Gjirokastrës në aksin Gjirokastër-Tepelenë.
Për pasojë, ka ngelur i plagosur drejtuesi i mjetit, shtets E. D., rreth 20 vjeç.
Bëhet me dije se ka pësuar lëndime serioze në gjymtyrë. I plagosuri është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës. Nuk dihet ende gjendja shëndetësore e tij.
Aksidenti ka ndodhur tek kthesa e unazës së qytetit në lagjen Gërhot kur një autoveturë me targa AA027OY e cila vinte nga Tirana në drejtim të Gjirokastrës, është përplasur me bordurën metalike në kushtet e rrëshqitjes nga rruga e ngarkuar me breshër.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 20:35, në rrugën nacionale Tepelenë-Gjirokastër, në vendin e quajtur “Gërhot”, automjeti tip “Ford”, me drejtues shtetsin E. D., rreth 20 vjeç, banues në Gjirokastër, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore. Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjetit, i cili u transportua në spitalin Rajonal Gjirokastër për të marrë ndihmën mjekësore, si dhe kanë marrë dëmtime të lehta 2 pasagjerët që ndodheshin në automjet. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.