Një grup shqiptarësh janë përleshur me serbë, afrikanë, sirianë, austriakë dhe gjermanë në stacionin e trenit në Rainerstrasse të Salzburgut.
Bëhet me dije nga mediat e huaja, se 14 djem afërsisht rreth moshës 13 deri në 22 vjeç nga Siria, Serbia, Shqipëria, Angola, Gjermania edhe Austria janë përleshur rreth orës 2:45 të mëngjesit pranë stacionit të trenit.
Si pasojë e përleshjes, një 22-vjeçar ka mbetur pa ndjenja dhe 5 persona janë përplasur nga përleshja, ku kanë përdorur edhe armë zjarri.
Gjatë përleshjes është thyer xhami i një dyqani aty pranë, ndërsa policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje.
Sipas mediave policia po vijon të kërkojë për personat e tjerë të cilët janë përfshirë në këtë ngjarje teksa pistoleta nuk është gjetur në vendngjarje.
Deri më tani ende nuk dihet se cili ka qenë shkaku i kësaj përleshje masive midis personave me kombësi të ndryshme.
Breshëri plumbash në mes të Austrisë, shqiptarët përleshen me serbët, sirianët dhe afrikanët, 5 të plagosur
Leave a comment