Një nxënëse u godit me thikë për vdekje në Britani, ndërsa i dashuri i saj u përpoq ta mbronte.
15-vjeçarja Holly Newton ndërroi jetë gjatë një sulmi në Hexham, pasditen e të premtes ndërsa i dashur i saj 16-vjeçar u përpoq ta shpëtonte.
“The Sun” shkruan se ai luftoi për ta shpëtuar kur ajo u godit me thikë për vdekje në rrugë por nuk ja doli dot.
Sulmi ndodhi jashtë një picerie pasi çifti i ri kishte shkuar për të ngrënë. Më pas ata hynë të plagosur në dyqan ku stafi nxitoi për t’i ndihmuar.
Komuniteti vendas është tronditur nga ngjarja, ndërsa lajmi po bën xhiron rrjetit. Ndërkohë, shkaku i sulmit nuk dihet ende.
Fillimisht, adoleshentja u shpëtua nga i dashuri i saj, por nuk mundi të mbijetonte. Ajo ndërroi jetë disa orë më vonë.