Britani/ 7 vite më parë fitoi 390 mijë paund në lotari, vdes në mënyrë të mistershme 23-vjeçari

Britani/ Ka ndërruar jetë në rrethana misterioze 23-vjeçari Callum Fitzpatrick, i cili 7 vite më parë fitoi llotarinë duke u bërë fituesi më i ri në moshë që merr shumën marramendëse prej 390 milonë paund.

Kur Callum Fitzpatrick u bë fitues i 390 mijë paundëve ai punonte në marketin e prindërve të tij në belfast, ndërsa ishte tifoz i çmendur i Manchester United.

Policia po heton në lidhje me vdekjen misterioze të tij teksa nuk përjashtohet mundësia të jetë vrarë si pasojë e pasurisë së tij. 23-vjeçari Callum sapo ishte diplomuar për inxhinieri në Universitetin e Ulsterit.

 

/Burimi: Belfast Telegraph/ Përshtati: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *