Një shqiptar që “përmbyti” Britaninë e Madhe me drogë po lufton të qëndrojë, në mënyrë që familja e tij të gëzojë një kujdes më të mirë shëndetësor.
Kështu shkruan media britanike The Sun për shqiptarin Toni Boboshi, i arrestuar si drejtuesi i një grupi kriminal që kontrollonte një rrjet prej 6 milionë paundësh të kanabisit të rritur në shtëpi bari.
Gati 30 persona ishin të punësuar dhe Boboshi, 49 vjeç, përdorte shqiptarët për të pastruar të ardhurat përmes llogarive të tyre bankare në Mbretërinë e Bashkuar.
Ai u dënua me gjashtë vjet në 2018, por u lirua nga burgu pas 30 muajsh. Sekretarja e Brendshme Suella Braverman dëshiron ta dëbojë atë, por ai ka nisur një betejë ligjore për të qëndruar.
Ai pretendon se do të ishte “shkatërruese” për djalin e tij me sindromën e autizmit, një shtetas britanik. Shërbimi i Provës vlerëson se Boboshi konsiderohet si një “rrezik i ulët” për të përsëritur veprën penale, u tha në një gjykatë të emigracionit në Mançester dje.
Por Alain Tan, oficer i lartë prezantues i Zyrës së Brendshme, i tha gjykatës se gjyqtari në një seancë të mëparshme, të cilën Boboshi po e apelon mori vendimin e duhur. Gjyqtari i apelit do ta japë vendimin e tij në një datë të mëvonshme. “Perandoria” e Boboshit shtrihej në të gjithë veriperëndimin, Yorkshire dhe Wiltshire.
Punonjësja e policisë së Mançesterit, Karen Ryan, tha në kohën e arrestimit të tij: “Grupi përdori emra të rremë, adresa të rreme dhe dokumentacion mashtrues për të shmangur zbulimin.