Sekretarja e Brendshme e Britanisë, Suella Braverman ka këmbëngulur se Ruanda është një vend i sigurt për emigrantët, pavarësisht dëshmive që 12 refugjatë kongolezë u qëlluan për vdekje nga policia atje në vitin 2018.
Gjatë një intervistë për BBC ajo u prezantua edhe me provat, por tha se “nuk ishte e njohur me rastin”.
Qeveria britanike planifikon të dërgojë disa emigrantë në Ruandë nëse ata mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar përmes rrugëve të paligjshme.
Gjykata e Lartë ka gjetur se Ruanda është e sigurt, tha zonja Braverman.
Por ajo pranoi se planet po përballeshin ende me një sfidë ligjore.
Ajo gjithashtu refuzoi të angazhohej për një datë për arritjen e qëllimit të qeverisë për të ndaluar anijet e vogla që kalonin Kanalin.
Sipas propozimeve të qeverisë, njerëzit që mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar përmes rrugëve të paligjshme mund të dërgohen në Ruandë me një biletë me një drejtim për të kërkuar azil atje.
Në dhjetor, Gjykata e Lartë vendosi se plani ishte i ligjshëm, por vendimi po kalon një proces apelimi .
Braverman iu prezantua prova nga agjencia e refugjatëve e Kombeve të Bashkuara se një grup refugjatësh kongolez u qëlluan gjatë protestave për shkurtimin e racioneve ushqimore. Qeveria e Ruandës ka thënë se veprimet e policisë ishin zgjidhja e fundit dhe se kishte dhunë në protestë.
Pasi iu shfaq një video nga pasojat e të shtënave, sekretarja e Brendshme tha: “Ai mund të jetë viti 2018, ne po shohim 2023 dhe më tej.
“Gjykata e Lartë dhe ekspertër kanë shqyrtuar detajet e marrëveshjes sonë me Ruandën dhe kanë gjetur se është një vend i sigurt dhe kanë gjetur se marrëveshjet tona janë të ligjshme.”