Një baba i ndarë nga gruaja ka gjetur të dashurin e saj të ri të fshehur në dollapin e shtëpisë dhe me ndihmën e të birit e rrahën atë për vdekje, u tha sot në gjyqin e çështjes në Britani. 49-vjeçari Wayne Peckham, dhe i biri Riley Peckham, 23 vjeç, sulmuan 39-vjeçarin Matthew Rodwell, pak pasi ai kishte thirrur numrin e emergjencës 999 për të kërkuar ndihmë.
Rodwell kishte goditur shumë herë me shkelma e grushte viktimën në shtëpinë e familjes në Norfolk. Në veri të Britanisë, por të dy të akuzuarit mohojnë vrasjen. Në gjykatën e Norwich u tha se Rodwell kishte qenë në një lidhje me gruan e Wayne pas ndarjes së tyre, dhe ishte në shtëpinë e saj më 23 janar të vitit të shkuar.
Prokurorja Riel Karmy-Jones KC tha se Rodwell ishte i tmerruar se do të zbulohej në shtëpi nga Riley e Wayne prandaj ishte fshehur në një dollap kur ata trokitën në derë rreth orës 20.00 të mbrëmjes.
Në gjykatë u tha se zonja Peckham i kishte hapur derën djalit të saj Riley i cili kishte parë këpucët e Rodwell dhe e kishte gjetur atë të fshehur në dollap dhe kishte thirrur: “Qenka këtu!” Në këtë moment Wayne Peckham kishte hyrë në shtëpi megjithëse zonja Peckham tentonte ta ndalonte. Më tej prokurorja Karmy-Jones tha se pasi kishte zbuluar vendin e fshehjes së Rodwell, Riley ishte dëgjuar të thoshte: “Tani do të vdesësh, do të vdesësh!”
Zonja Peckham tha se kishte dëgjuar përleshjen në katin e sipërm dhe kishte tentuar të ndalonte bashkëshortin të ngjitej. Por Wayne Peckham kishte kaluar pas gruas së tij që bllokonte shkallët, për të arritur në vendin ku i biri Riley po përleshej me Rodwell.
Wayne Peckham kishte goditur me shkelma e grushte Rodwell në trup e në fytyrë, megjithëse zonja Peckham ishte përpjekur ta ndalonte duke u vendosur me trup mes palëve në luftim.
Autopsia tha se rrjedhimisht Rodwell kishte vdekur si rezultat i mbytjes. Policia që mbërriti në shtëpi në ora 8.05 kishin dëgjuar ulërima nga brenda. Bashkëshorti i Kerry dhe i biri Riley u ndaluan menjëherë.