“Ajo është një e re modeste, e sjellshme dhe e vëmendshme, duket se e do punën e saj. Nuk do ta imagjinoja të shihja mbesën e Madhërisë së Saj në arkë”, tha një klient.
18- vjeçarja Louise Windsor , vajza e Princit Eduard, fëmija i katërt i Mbretëreshës Elizabeth , ka gjetur një punë verore. Ndërsa pret të fillojë universitetin në shtator, ajo punon si arkëtare në një qendër kopshti në Londër për 6 paund dhe 83 (8 euro) në orë. Këtë e raporton The Sun.
Gruaja e re e cila nuk ka titull mbretëror, siç dëshironin prindërit e saj, dhe jeton në një rezidencë prej 30 milionë stërlinash në Bagshot Park, Surrey – do të ndjekë Universitetin St. Andreës si William dhe Kate.
Zonja Louise ishte në arkë, por ajo u kujdes edhe për lulet dhe bimët dhe iu përgjigj pyetjeve të klientëve. “E di se kostoja e jetesës është rritur, por nuk prisja të shihja mbesën e Mbretëreshës duke punuar për një kopshtar,” komentoi një klient. “Ajo është një e re modeste, e sjellshme dhe e vëmendshme, duket se e do punën e saj. Nuk do ta imagjinoja të shihja mbesën e Madhërisë së Saj në arkë”, tha një tjetër. Dhe përsëri: “Stafi dukej se e donte. Nuk është çdo ditë që blen begonia nga një mbretëror.”