Një koktejl antitrupash është miratuar nga rregulatori i barnave në Britani nga kompanitë ‘Regeneron’ dhe ‘Roche’ për parandalimin dhe trajtimin e Covid-19.
Sipas studimeve, koktejlet Ronapreve mund të ndihmojnë në parandalimin e infeksionit, në trajtimin e simptomave të infeksionit të rëndë të COVID-19 dhe të zvogëlojë shanset për t’u shtruar në spital sipas Agjensisë Britanike Barnat dhe Produktet Shëndetësore.
“Ky trajtim do të jetë një shtesë e rëndësishme për ‘arsenalin’ tonë për trajtimin e COVID-19,” tha Ministri Britanik i Shëndetësisë, Sajid Javid në një deklaratë.
Shtrimet në spital të pacientëve me COVID-19 tejkaluan 6,100 persona këtë javë, duke arritur nivelin më të lartë të pesë muajve. Dy të tretat e pacientëve të shtruar në spital nuk ishin vaksinuar, sipas të dhënave të publikuara në fillim të këtij muaji.
Ronapreve, i njohur si REGEN-COV në Shtetet e Bashkuara, administrohet me injeksion ose me infuzion intravenoz. Ai lidhet fort me koronavirusin në murin e brendshëm të sistemit të frymëmarrjes dhe e pengon atë të fitojë qasje në qelizat e sistemit të frymëmarrjes. Ronapreve i përket një klase ilaçesh të quajtura antitrupa monoklonalë, që imitojnë antitrupat natyrorë të prodhuar nga trupi për të luftuar infeksionet.
/Priza.al/