Autoritetet shëndetësore të Britanisë janë në gatishmëri të lartë për shkak të rritjes së numrit të fëmijëve që po vdesin nga streptokoku A dhe rezervave të pamjaftueshme të antibiotikut amoksicilinë.
Vdekja e një djali 12-vjeçar është e para e regjistruar në këtë moshë, që ka shqetësuar thellësisht institucionet shëndetësore, të cilat u kanë kërkuar prindërve të jenë vigjilentë në rast se dallojnë ndonjë simptomë të dyshimtë tek fëmijët e tyre.
Siç raporton konkretisht gazeta britanike “Daily Mail”, djaloshi 12-vjeçar ishte viktima e fundit e streptokokut A, ndërsa Camilla Rose Barnes një katërvjeçare po lufton me jetën për të qëndruar gjallë, në spitalin “Alder Hey Children’s Hospital” në Liverpool.
“Ajo është ende në kujdes intensiv, por po tregon shenja përmirësimi. Ne po vazhdojmë të lutemi për shëndetin e saj. Ajo është në gjendje shumë të keqe. Të dhemb zemra,” ” tha babai i 4 –vjeçares.
Autoritetet shëndetësore theksojnë se rritja e mprehtë e rasteve është kryesisht për shkak të efekteve të Covid në sistemin imunitar të fëmijëve, të kombinuara me infeksionet respiratore (gripi, virusi respirator syncytial RSV) që kanë shënuar rritje këtë dimër.
Në fakt, Organizata e Sigurisë Shëndetësore e Mbretërisë së Bashkuar ka vënë në dukje se rastet e streptokokut A po tregojnë një rritje alarmante. Streptokoku është një infeksion bakterial, simptoma kryesore e të cilit është dhimbja e fytit.
Rastet e streptokokut A në Britaninë e Madhe mund të jenë për shkak se imuniteti i popullatës është dobësuar.