Autoritetet britanike kanë shkatërruar një bandë kriminale e trafikut të drogës me katër anëtarë shqiptarë dhe disa shtetas të huaj.
Bëhet fjalë për 54-vjeçarin Kole Leshi, 23-vjeçarin Kladji Leshi, 53-vjeçari Dritan Lleshi dhe kreu i bandës 38-vjeçarin Ermal Biba.
Mediat britanike shkruajnë shqiptarët bashkë me disa shtetas të huaj kanë dalë para drejtësisë britanike ditën e hënë. Mësohet se gjyqi është mbajtur për tre ditë dhe është se të arrestuarit janë kapur në flagrancë duke transportuar kanabis dhe kokainë nga Londra drejt zonës Harrogate.
Ditën e parë të seancës gjyqësore, të pandehurit mohuan akuzat, mirëpo ditën e dytë, Lleshi, Biba dhe një shtetas i huaj pranuan përfshirjen e tyre në bandën e trafikut të drogës.
Biba, si kreu i bandës, dyshohet se ka rekrutuar Kole dhe Kladji Leshi. Autoritete britanike kanë sekuestruar dogë e cika vlerësohet deri në 25,000 paund.
Së shpejti pritet marrja e vendimit për të arrestuarit.