Britania e Madhe ka dëpërtuar 20 shqiptarë gjatë ditës së djeshme, pasi ishin të dënuar për krime të ndryshme.
Të deportuarit kishin marrë dënime të kombinuara me më shumë se 46 vite burg dhe në grupin e tyre përfshihet një individ që kishte tejkaluar qëndrimin në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë të paligjshme dhe dy persona të tjerë me kërkesa të dështuara për azil, me një prej tyre që kishte mbërritur ilegalisht përmes një gomoneje në mars.
Ndërkohë një prej personave brenda grupit prej 20 të deportuarish ka qenë i dënuar për posedimin me qëllim furnizimi të drogës së klasit A dhe mbajtjen e armës në një vend publik, ndërsa një tjetër ishte dënuar me mbi 5 vjet burg për furnizim me droga të kontrolluara të klasit B.
Sa i përket rasteve në fjalë, Sekretarja e Brendshme Priti Patel tha se këta persona një kriminelë të rrezikshëm për jetën në komunitet në Britaninë e Madhe.
“Këta kriminelë kanë shkelur ligjet dhe vlerat tona dhe ne nuk do të ndalemi para asgjëje për të larguar ata që nuk kanë të drejtë të jenë këtu. Ata janë përgjegjës për vepra të tmerrshme, duke përfshirë përfshirjen në furnizimin me drogë të klasës A, e cila ka një ndikim shkatërrues te njerëzit, familjet e tyre dhe komunitetet tona. Që nga viti 2021, ne kemi depërtuar afro 1000 shkelës shqiptarë, përfshirë disa që kaluan Kanalin ilegalisht për të ardhur në MB”, tha Patel.
Më tej ajo shtoi: “Publiku britanik nuk duhet të ketë asnjë dyshim për vendosmërinë time për t’i bërë rrugët tona më të sigurta duke vazhduar të largojmë kriminelët e huaj. Akti ynë i ri për Kombësinë dhe Kufijtë do të ndihmojë ciklin e pretendimeve dhe apelimeve të minutës së fundit që mund të vonojnë depërtimet. nKjo është pjesë e një plani të rregullt kthimesh në shumë vende, për të hequr ata që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në MB. Në korrik 2022, 243 shkelës të huaj të ligjit u larguan nga Britania e Madhe si në fluturime çarter ashtu edhe me fluturime të planifikuara. Që nga janari 2019, MB ka larguar 10,741 shkelës të shtetasve të huaj (deri në fund të dhjetorit 2021)”.