Britania e Madhe lehtëson masat e bllokimit, hapen baret e restorantet

Pas më shumë se tre muaj ku u dha urdhri i fundit i qëndrimit në shtëpi, Britania e Madhe ka lehtësuar masat e bllokimit. Kafenetë dhe restorantet janë lejuar të rihapen pjesërisht sot, në një lehtësim të madh të kufizimeve, të vendosura për shkak të koronavirusit.

“Do jetë mirë t’i shohësh përsëri të gjithë vendasit”, ka thënë për AFP, Louise Porter, pronare e The “Crown Inn” në Askrigg, Anglia veriore. Sakaq, pritet që të hapen berberët dhe parukieret.

Palestrave të mbyllura, pishinave, bibliotekave dhe kopshteve zoologjike gjithashtu u është dhënë e drejta për të hapur dyert e tyre, ashtu siç edhe është lejuar zhvillimi i ngjarjeve festive brenda hoteleve, ku rezervimet janë rritur.

Nga ana tjetër, xhamitë po përgatiten për fillimin e Ramazanit këtë javë, një vit pasi muaji i shenjtë mysliman u zhvillua pa mbledhjet tradicionale të komunitetit.

Kryeministri Boris Johnson e quajti lehtësimin e kufizimeve “një hap të madh përpara në rrugën tonë për lirinë”.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *