Njerëzit të cilët janë vaksinuar plotësisht në BE ose SH.B.A. nuk do të duhet të izolohen. kur vijnë në Angli Ministrat britanik kanë votuar të mërkurën për lejimin e hyrjes në vend të personave plotësisht të vaksinuar, që udhëtojnë nga SHBA-ja dhe BE-ja, pa patur nevojë për karantinë.
Lajmin e bëri të ditur BBC-ja, e cila njoftoi se vendimi sapo u votua nga ministrat, por ende mbetet e paqartë se si do të verifikohet statusi i vaksinimit. Qeveria tha se ndryshimi i rregullit do të ndihmonte për të ribashkuar familjen dhe miqtë, të dashurit e të cilëve jetojnë jashtë vendit.
Masa u kundërshtua nga partia kryesore e opozitës, Partia Laburiste, që e cilësoi planin si “të pamatur”. Kjo, pasi udhëtarët nga jashtë mund të sillnin variante të reja drejt Mbretërisë së Bashkuar.
Një ditë më parë, drejtori i Qendrës amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), Dr. Rochelle Walensky pohoi se, sipas studimeve, personat e vaksinuar plotësisht janë po aq bartës e transmetues të varianteve të Covid-19.
Në fakt, në qershor CDC-ja hoqi paralajmërimin për rrezik nga Covid-19 për rreth 110 vende, por ajo sërish ka filluar me rivendosjen e kufizimeve të udhëtimit për disa prej tyre.
Udhëtarët do të duhet akoma të marrin testet e PCR Covid para nisjes dhe në ditën e dytë pasi të mbërrijnë.
Nuk dihet ende nëse kombet e tjera të Mbretërisë së Bashkuar do të miratojnë të njëjtat ndryshime. Më parë, Ministri i Parë Skocez Nicola Sturgeon tha se bisedimet mbi udhëtimet po zhvilloheshin midis katër kombeve. Ministri i Parë i Uellsit, Mark Drakeford tha se Uellsi do të pasqyrojë ndryshimet, duke iu nënshtruar më shumë informacionit se si do të verifikohen goditjet e miratuara.
/Burimi: BBC/ përshtati në shqip Priza.al/