Britania e Madhe ka marrë përsipër të organizojë edhe Eurovizionin në emër të Ukrainës pasi ky i fundit fitoi trofeun e vitit të shkuar. Ajo do të sigurojë 10 milionë paund fonde për organizimin e eventit më të madh muzikor europian.
Britania do të vërë në dispozicion 3,000 bileta për ukrainasit e zhvendosur pasi vendi i tyre nuk ishte në gjendje ta organizonte këtë event për shkak të agresionit rus.
“Mijëra bileta do t’u ofrohen atyre të zhvendosur nga lufta, në mënyrë që ata të marrin pjesë në një shfaqje që nderon atdheun e tyre, kulturën dhe muzikën e tyre. Si gjithmonë, ne qëndrojmë së bashku me popullin ukrainas dhe luftën e tij për liri,” – tha Sekretarja e Kulturës e Britanisë, Lucy Frazer.