Mbretëria e Bashkuar pritet të dërgojë për herë që të dërgojë tanke luftarake në Ukrainë për ta ndihmuar ushtrinë e saj që të luftojë kundër Rusisë. Prej disa javësh tashmë po zhvillohen diskutime për dorëzimin e një numri takesh “Challenger 2”, raporton Sky News duke cituar një burim nga Perëndimi.
Ende nuk është marrë një vendim përfundimtar, por një veprim i tillë do ta bënte Britaninë vendin e parë që i përgjigjet lutjeve të liderëve të Ukrainës për të pajisur ushtrinë e tyre me tanke të fuqishme.
Po ashtu, ky vendim i Britanisë do të ndihmonte në inkurajimin e aleatëve të tjerë të NATO-s, veçanërisht Gjermanisë, që të ndiqnin të njëjtin shembull. Pritet që Britania e Madhe të ofrojë rreth 10 tanke Challenger 2, të cilat do të mjaftonin për të pajisur një skuadrilje.
Challenger 2 është përdorur nga Ushtria Britanike që nga viti 1994. Tanke të tilla janë vendosur në Bosnje-Hercegovinë , Kosovë dhe Irak, sipas ushtrisë britanike.
Sekretari i Jashtëm James Cleverley tha javën e kaluar se Britania do të vazhdojë të punojë me aleatët perëndimorë për të siguruar që Ukraina të marrë mbështetjen ushtarake që i nevojitet.